13:18 / E Mërkurë, 17 Shkurt 2021 / Blerim

Izraeli lejon hyrjen e vaksinës kundër COVIDIT-19 në Gaza

Izraeli ka lejuar autoritetet palestineze të dërgonin një grup vaksinash kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në Rripin e Gazës së bllokuar.

E përditshmja izraelite “Maariv”, tha se Qeveria izraelite lejoi autoritetet palestineze me bazë në Ramallah të dërgojnë në Gaza 1.000 doza të vaksinës ruse “Sputnik V”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Vaksina do të lejohet në Gaza përmes pikës kufitare Beit Hanoun (Erez).

Kjo është hera e parë që Izraeli lejon vaksinën në Gaza.

Të hënën, autoritetet palestineze thanë se Izraeli ndaloi hyrjen e 2.000 dozave të vaksinës ruse në territorin bregdetar.