12:34 / E Premte, 19 Janar 2024 / L K

Izraeli lejon kalimin e 400 kamionëve me ndihma në veri të Gazës

Autoritetet izraelite kanë lejuar kalimin e më shumë se 400 kamionë që transportonin ndihma humanitare në veri të Gazës gjatë javëve të fundit.

“Në javët e fundit, më shumë se 400 kamionë që transportonin ndihma humanitare janë dorëzuar me sukses në Gazën veriore”, thuhet në deklaratë.

Ndihmat humanitare u dërguan në objektet e Kombeve të Bashkuara në veri të Gazës si edhe në spitalin Al Shifa.

“Izraeli nuk ka dhe nuk do të ndërhyjë në dërgimin e ushqimeve apo ndonjë ndihme tjetër humanitare për popullin e Gazës”, përfundon deklarata