Izraeli lëshon paralajmërim evakuimi për banorët e një fshati iranian

Ushtria izraelite ka lëshuar një paralajmërim për evakuim për banorët e një fshati iranian.
Paralajmërimi është për fshatin Kolesh Taleshan të Iranit, i cili ndodhet në veriperëndim të Teheranit, raporton Sky News.
Tutje, Izraeli është shprehur se paralajmërimi vjen derisa po bëhen përgatitje për të sulmuar infrastrukturën ushtarake iraniane.