75 Mall Live Search
23:06 / E Martë, 22 Tetor 2024 / MSH

Izraeli: Lideri i ardhshëm i Hezbollahut është vrarë

Ushtria izraelite ka konfirmuar vrasjen e Hashem Safieddine, i cili konsiderohej si kandidati për të zëvendësuar Hassan Nasrallah, si udhëheqësi më i lartë i organizatës militante, pas vrasjes së Nasrallah muajin e kaluar.

Nëpërmjet një reagimi në platformën X ushtria izraelite u shpreh se Safieddine u vra në një sulm në Bejrut rreth tre javë më parë së bashku me komandantët e tjerë të Hezbollahut.

Ndërsa nga ana e Hezbollah nuk e ka ende një reagim lidhur me këtë deklaratë.