15:42 / E Hënë, 09 Korrik 2018 / indeksADMonline

Izraeli mbyll kalimin kryesor në Rripin e Gazës

Izraeli do të mbyllë kalimin kryesor komercial në Rripin e Gazës në luftën kundër islamikëve të Hamasit, deklaroi sot kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanyahu.

“Do të thyejmë menjëherë regjimin e Hamasit në Rripin e Gazës. Do të ndërmarrim një hap të rëndësishëm. Sot do të mbyllim kalimin kufitar Kerem Shalom”, tha ai.