75 Mall Live Search
18:13 / E Shtunë, 17 Gusht 2024 / MSH

Izraeli me sulme me dron në Libanin jugor, vret komandantin e Hezbollahut

Ushtria izraelite (IDF) ka kryer sulme me dron në Libanin jugor, teksa deklaroi se ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Hussein Ibrahim Kassab.

Hussein Ibrahim Kassab u vra teksa ngiste një motoçikletë pranë qytetit bregdetar të Tirit, shkruan The Times of Israel.

IDF publikoi pamjet e sulmit në rrjetet sociale.

Hezbollahu dhe Izraeli shkëmbejnë zjarr në kufi që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit.

Si pasojë e dhunës ndërkufitare, në Liban janë vrarë 579 persona, shumica luftëtarë të Hezbollahut, por edhe të paktën 121 civilë, sipas të dhënave të agjencisë AFP. Ndërkaq, në Izrael, përfshirë në Lartësitë e Golanit, janë vrarë 22 ushtarë dhe 26 civilë, sipas të dhënave të ushtrisë.