Izraeli: Mund të krijohet një marrëveshje me Sirinë për të krijuar një zonë neutrale
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është shprehur besimplotë për arritjen e një marrëveshje me Sirinë.
Ai tha se priste që autoritetet siriane të krijonin një zonë të çmilitarizuar nga Damasku në malin Hermon, por dhe zona të tjera.
Ky reagim i Netanyahut vjen një ditë pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ishte thelbësore që Izraeli të mbante një “dialog të fortë dhe të vërtetë” me Damaskun.
Siria nuk e njeh zyrtarisht Izraelin, i cili ka pushtuar pjesën më të madhe të territorit sirian që nga dhjetori 2024.
Ajo pushtoi Lartësitë e Golanit sirian në luftën e vitit 1967 dhe më vonë e aneksoi atë, një veprim i njohur nga Shtetet e Bashkuara , por jo nga shumica e vendeve të tjera.

