18:31 / E Diele, 08 Tetor 2023 / AR

Izraeli nis operacionin ‘Shpatat e hekurta’ kundër Hamasit

Ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër Hamasit në Rripin e Gazës. 

Rreth qyteteve izraelite në kufirin me Rripin, Ashkelon dhe Sderot, dhjetëra tanke dhe trupa kanë mbërritur për t’iu përgjigjur sulmeve të së shtunës nga Hamasi që lëshuan rreth tre mijë raketa dhe kapën dhjetëra pengje civilë.

Numri i të vdekurve në Izrael është rritur në 600 pas sulmeve të Hamasit.