75 Mall Live Search
10:19 / E Enjte, 10 Tetor 2024 / MSH

Izraeli nis sulme të reja në Liban

Ushtria izraelite deklaroi se ka nisur sulme të reja në Liban gjatë natës, duke synuar ato që tha se ishin objektet e ruajtjes së armëve të Hezbollahut në periferitë jugore të kryeqytetit dhe në jug të vendit.

Dy komandantë të Hezbollahut përgjegjës për sulmet me raketa në veri të Izraelit u “eliminuan” gjithashtu gjatë sulmeve, thanë në një deklaratë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Hezbollahu ende nuk ka komentuar dhe shkalla e dëmit mbetet e paqartë.

Më shumë se  1,500 njerëz janë vrarë  dhe 1.2 milionë  janë zhvendosur në Liban  që kur Izraeli filloi inkursionin tokësor dhe intensifikoi sulmet ajrore këtë muaj, sipas autoriteteve libaneze.

Në deklaratën e saj, ushtria izraelite tha se kishte paralajmëruar paraprakisht civilët përpara sulmeve në Dahiyeh, në Bejrutin Jugor. IDF-ja lëshoi ​​urdhra evakuimi për ndërtesa specifike në zonat Haret Hreik dhe Hadath të bastionit të Hezbollahut të mërkurën, duke thënë se së shpejti do të synojë ato vende.

Të enjten, IDF-ja pretendoi se Hezbollahu kishte “ngulitur qëllimisht objektet e tij të ruajtjes së armëve dhe armatimit nën ndërtesat e banimit, shkollat, xhamitë dhe universitetet, në zemër të Bejrutit, duke rrezikuar popullatën civile në zonë”.