75 Mall Live Search
23:54 / E Hënë, 02 Mars 2026 / F.R

Izraeli njofton për eliminimin e një komandanti që “kreu qindra sulme terroriste”

Forcat Mbrojtëse të Izraelit, njoftojnë në rrjetin “X” për “eliminimin” e Komandantit të Xhihadit Islamik Palestinez në sektorin e Libanit në Bejrut.

Në këtë postim thuhet se, Abu Hamza Rami kreu qindra sulme terroriste kundër trupave të IDF dhe civilëve izraelitë, duke përfshirë rekrutimin dhe trajnimin e terroristëve dhe sigurimin e armëve.

“Gjatë Operacionit Shigjetat Veriore, ai menaxhoi lëvizjen e terroristëve të PIJ përgjatë kufirit Siri-Liban dhe aktivitetet e tyre kundër trupave të IDF në Libanin jugor. Eliminimi i tij ka degraduar ndjeshëm aftësinë e PIJ për të kryer operacione terroriste kundër Izraelit”, thuhet në njoftim.