Izraeli nuk do të lejojë ndihmat humanitare dhe aktivistët pro-palestinezë të hyjnë në Rripin e Gazës

Izraeli duket i vendosur që të mos lejojë anijet Global Sumud Flotilla, që të arrijë në Rripin e Gazës.
Por nga ana tjetër anijet që mbajnë ndihma humanitare dhe aktivistë pro-palestinezë synojnë të thyejnë këtë bllokadë.
Ministria e Jashtme izraelite njoftoi se nuk do të lejohet hyrjen e tyre, duke akuzuar Hamasin se po e organizon këtë operacion për të avancuar qëllimet e veta.
“Izraeli nuk do të lejojë anije të hyjnë në një zonë aktive lufte dhe nuk do të lejojë shkeljen e një bllokade detare të ligjshme,” njoftoi Ministria e Jashtme izraelite.
Global Sumud Flotilla, e përbërë nga dhjetëra anije, synon të thyejë bllokadën detare të Izraelit dhe të dorëzojë ushqime dhe ndihma humanitare në enklavën që është shkatërruar nga gati dy vite lufte.