75 Mall Live Search
13:35 / E Mërkurë, 25 Shtator 2024 / MSH

Izraeli po përgatitet për një pushtim të mundshëm tokësor në Liban

Transmetuesi publik izraelit Kan raportoi se ushtria izraelite po përgatitet për një operacion të mundshëm tokësor në Liban.

Raporti tha se ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant takoi ushtarët që stërviteshin për një skenar pushtimi tokësor.

Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite mbi raportin.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë, më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.