23:57 / E Martë, 09 Janar 2024 / MSH

Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin në Liban

Hezbollahu ka mohuar pretendimin e ushtrisë izraelite se ka vrarë komandantin e njësisë ajrore të këtij grupi në Libanin jugor, Ali Husein Barji, në një sulm ajror të martën.

Në një deklaratë, Hezbollah tha se “komandanti nuk iu nënshtrua kurrë ndonjë atentati siç pretendoi armiku”, shkruan The Guardian.

Forcat e Armatosura izraelite (IDF) njoftuan këtë të martë se kishin vrarë një komandant të Hezbollahut përgjegjës për dhjetëra sulme me dronë kundër Izraelit.

Zëdhënësi i IDF-së kundëradmirali Daniel Haggari njoftoi se një sulm ajror më herët në Libanin jugor vrau Ali Hussein Barzi. Ai u tha se ishte përgjegjës për “dhjetëra sulme me dronë kundër Izraelit“, duke përfshirë sulmin e mëngjesit të sotëm në një seli ushtarake në Safed (veri).