Izraeli publikon listën e palestinezëve që do të lirohen sipas marrëveshjes së arritur

Izraeli ka publikuar një listë prej 300 palestinezësh që mund të lirohen sipas marrëveshjes së arritur midis Izraelit dhe Hamasit.
Lista, e postuar në faqen e internetit të ministrisë së drejtësisë së Izraelit, përfshin emrat, moshat dhe veprat penale të atyre që kualifikohen, raporton BBC.
Kujtojmë se fillimisht pritet të lirohen vetëm 150 prej tyre.