Izraeli rihapë ekonominë me gati gjysmën e vendit të vaksinuar kundër Covid-19

Izraeli sot filloi të rihapte ekonominë me gati gjysmën e vendit tani të vaksinuar kundër Covid-19, transmeton Indeksonline.
Dyqanet, muzetë, bibliotekat dhe tregjet tani lejohen të hapen për të gjithë izraelitët pas një bllokimi dy-mujor që filloi në fund të dhjetorit.
Por vetëm ata që janë vaksinuar do të mund të shkojnë në palestra, pishina, kinema dhe restorante.
Ata do të duhet të tregojnë “Green Pass” të tyre, i cili vërteton se kanë marrë të dyja dozat e vaksinës të paktën një javë më parë, shkruan nypost.
Vendi ka administruar të paktën një dozë të vaksinës Pfizer në më shumë se 46 për qind të popullsisë së saj prej 9 milionë banorësh, thanë zyrtarët.
Përveç rihapjes së ekonomisë, shumica e shkollave janë lejuar të hapen.
I gjithë sistemi arsimor pritet të kthehet në normalitet deri në fillim të marsit./Indeksonline/
