Izraeli shkatërron sistemin e zbulimit të avionëve të Hamasit në Gaza

Një “sistem zbulimi i avancuar” i Hamasit i përdorur për identifikimin e avionëve u shkatërrua ndërsa sulmet ajrore izraelite goditën më shumë se 80 objektiva në Gaza.
Kështu thanë të mërkurën Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), shkruan CNN.
“Dje, në pak minuta gjatë një fluturimi të fokusuar, IAF [Forcat Ajrore izraelite] goditi të gjitha vendet e rrjetit dhe shkatërroi aftësinë e Hamasit për të krijuar një pamje të saktë të qiellit dhe përpjekjet e tyre për të shënjestruar avionët e IDF,” tha IDF në një deklaratë.
Izraeli, i cili i ka shpallur luftë Hamasit, po godet enklavën e dendur bregdetare me sulme ajrore që kanë vrarë 950 njerëz dhe kanë plagosur 5,000, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës./abcnews.al