75 Mall Live Search
07:32 / E Premte, 13 Qershor 2025 / Z S

Izraeli sulmon Iranin

Izraeli ka nisur sulme të papara ndaj Iranit, duke synuar programin e tij bërthamor dhe udhëheqësit e lartë ushtarakë në një sulm që kryeministri Benjamin Netanyahu tha se do të zgjasë.

Udhëheqësi suprem i Iranit tha se Izraeli do të përballet me “ndëshkim të rëndë”.

Sulmi e zhyt Lindjen e Mesme në pasiguri të re, duke rritur rrezikun e një lufte rajonale, raporton CNN-i.

Gjenerali Hossein Salami – komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, u vra në sulm. Ai ishte ndër figurat më të fuqishme të vendit.

Sulmi vrau gjithashtu gjeneralmajorin Mohammad Bagheri – oficerin më të lartë ushtarak të Iranit./Indeksonline/