75 Mall Live Search
16:36 / E Premte, 17 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Izraeli sulmon objektiva pranë kryeqytetit të Sirisë

Izraeli sulmoi objektivat pranë kryeqytetit sirian Damask gjatë natës, njoftoi media shtetërore siriane (SANA).

Sulmet ajrore ndodhën rreth orës 2:25 të mëngjesit me orën lokale dhe u nisën nga lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli.

Agjencia e lajmeve tha se mbrojtja ajrore kishte kapur shumicën e raketave dhe nuk kishte raportime për dëme apo lëndime.

Izraeli, shumë rrallë i pranon sulmet e tij ndaj objektivave në Siri, megjithëse zyrtarët shpesh e akuzojnë Sirinë për mikpritjen e milicisë së mbështetur nga Irani./abcnews.al