75 Mall Live Search
10:59 / E Diele, 01 Mars 2026 / B XH

Izraeli sulmon qendrën e Teheranit, shpërthim pranë televizionit iranian

Në qendër të kryeqytetit iranian, Teheran, është regjistruar një shpërthim i fuqishëm, që ka tronditur zonën.

Ky incident ka ndodhur pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit njoftuan se aviacioni i vendit po godet objektiva strategjikë “në zemër të Teheranit”.

Sipas raporteve të Reuters, mediat shtetërore iraniane kanë bërë të ditur se shpërthimet u dëgjuan pranë kompleksit ku ndodhen instalimet e rëndësishme mediatike, përfshirë radion dhe televizionin shtetëror iranian.

Ndërkohë, autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende detaje të plota mbi pasojat e shpërthimeve.