09:46 / E Hënë, 09 Tetor 2023 / L K

Izraeli vendos 100,000 trupa rezervë pranë Gazës

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se vendi i tij ka vendosur 100,000 trupa rezervë pranë Gazës për luftën e vazhdueshme me Hamasin.

“Ne kemi vendosur rreth 100,000 trupa rezervë që janë aktualisht në Izraelin jugor,” tha Jonathan Conricus në një video të postuar në X. “Detyra jonë është të sigurohemi që në fund të kësaj lufte, Hamasi nuk do të ketë më asnjë aftësi ushtarake për të kërcënuar civilët izraelitë,” tha ai.

“Përveç kësaj, ne gjithashtu duhet të sigurohemi që Hamasi nuk do të jetë në gjendje të qeverisë Rripin e Gazës”.

Conricus shtoi se synimi i trupave izraelitet janë luftëtarët e fundit palestinezë të infiltruar në Izraelin jugor./abcnews.al/