Izraeli vret luftëtarë të Hezbollahut në Siri
Nga një sulm izraelit me dron në Siri u vranë dy luftëtarë të lëvizjes libaneze, Hezbollah, tha një grup që monitoron luftës.
“Një dron izraelit gjuajti dy dronë drejt një makine dhe një furgoni të Hezbollahut në qytetin Kusajr në provincën Homs, teksa ata po udhëtonin për në aeroportin Al-Daba. Sulmi la të vrarë të paktën dy luftëtarë të Hezbollahut dhe plagosi të tjerë”, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut.
Ky ishte sulmi i tretë kundër Hezbollahut – grup që mbështetet nga Irani – në Siri gjatë kësaj jave.
Të hënën, sulmet izraelite në zonën Kusajr, që gjendet afër kufirit me Libanin, vranë tetë luftëtarë proiranainë, tha Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut, organizatë me seli në Britani, por që bazohet për informacione nga një rrjet burimesh brenda Sirisë. Sipas burimeve të AFP-së, të paktën njëri prej të vrarëve ishte luftëtarë i Hezbollahut.