Izraeli zhvendos vëmendjen nga Libani dhe nga Hezbollahu
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit e ka shpallur nisjen e një “faze të re” të luftës, teksa Izraeli ka zhvendosur vëmendjen drejt frontit verior kundër Hezbollahut, grupit në Liban të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara.
Dy valë shpërthimesh goditën Sirinë dhe Libanin: sulme që duket se janë kryer nga Izraeli dhe që kanë shënjestruar pejxherët e përdorur nga Hezbollahu. Nga shpërthimet, të martën u vranë të paktën 12 persona dhe u plagosën pothuajse 3.000 të tjerë. Ndërkaq, të mërkurën në mbarë Libanin pati shpërthime të radiolidhjeve dhe pajisjeve të tjera elektronike, që lanë të vrarë të paktën 20 persona dhe plagosën 450 të tjerë.
“Ne jemi në nisje të fazës së re të luftës. Kjo kërkon kurajë, vendosmëri dhe këmbëngulje”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, teksa u takua me ushtarë izraelitë.