20:15 / E Martë, 06 Korrik 2021 / AR

J.Lo flet për herë të parë pasi u bashkua me Benn Affleck: Nuk kam qenë kurrë më mirë

JLO po përjeton kulmin e lumturisë pas ribashkimit me Benn Affleck.

Në një intervistë foli më shumë rreth jetës private, shkruan Indeksonline.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur,” tha ajo për Zane Lowe në Apple Music. “E di që njerëzit gjithmonë pyesin: ‘Si je? Çfarë po ndodh? A je mirë?’ Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë. Kam arritur me të vërtetë në një pikë në jetën time kur jam shkëlqyeshëm vetë. Dhe mendoj që sapo të kesh arritur atë pikë, atëherë të ndodhin gjëra të mahnitshme që kurrë nuk i imagjinon që në jetën tënde mund të ndodhin sërish.”

Ajo u shpreh se po e adhuron kohën kur është me të.

“Dua thjesht që të gjithë të dinë që është koha më e mirë për mua. Është periudha më e mirë e jetës sime” shtoi ajo./Indeksonline/