Ja arsyeja pse Higuain është rikthyer në formë
Arsyeja pse Gonzalo Higuain është duke kaluar kohë të mira me Juventusin këtë sezon është për shkak të dietës së tij, sipas gazetës me bazë në Torino la Stampa.
Sulmuesi 31-vjeçar raportohet se është në një dietë që e detyron atë të mbetet nën 75 kg, duke e lejuar atë të mbetet i shkathët dhe më i shpejt në fushë.
Lojtari i famshëm ka luftuar me peshën e tij gjatë gjithë karrierës së tij, por trajneri Maurizio Sarri po e mban atë nën një dietë të rreptë në mënyrë që të marrë rezultatet më të mira të mundshme nga lojtari, një vendim që aktualisht po del të jetë i suksesshëm.
Deri më tani këtë sezon Higuain ka shënuar tre gola dhe ka siguruar një asistim në tetë ndeshje për Bianconeri, duke përfshirë edhe shënimin e një goli kryesor kundër Interit në Derby d’Italia për të ndihmuar skuadrën nga Torino të largohet me tre pikë, si dhe një gol kundër Napolit në thriller 4-3 që ndodhi në ndeshjen e dytë të sezonit./Indeksonline/