07:33 / E Hënë, 28 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ja çfarë duhet të bëjë çdo femër kur ka dhimbje prej periodave

Fryrje barku, dhimbje mesi, dhimbje në fund të barkut, të përziera, të vjella, por edhe diarre, e dimë dhimbjet e periodave të njohura ndryshe me termin mjekësor “dysmenorrhea primare”, janë pa diskutim një nga momentet më të pakëndshme të muajit

Për fat të keq nuk i shmangim dot, por mund t’i mbajmë nën kontroll duke ndjekur këshillat e mëposhtme.

1. Kujdes me lëngjet dhe përdorimin e kripës

Nëse kemi humbje lëngjesh gjatë kësaj periudhe është e rëndësishme që të zëvendësohen ato. Prandaj mënyra më e thjeshtë është pirja e ujit, rreth 6-8 gota në ditë shpesh dhe nga pak. Kujdes duhet treguar me përdorimin e kripës. Kjo pasi kripa krijon lidhje kimike me ujin dhe rrit presionin e lëngjeve brenda qelizave të organizmit, duke e theksuar edhe më tepër ndjesinë e fryrjes gjatë kësaj periudhe.

Mund të përdorni gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve edhe çaj kamomili, ose xhenxhefili. Hidratimi i vazhdueshëm i organizmit nuk është pozitiv vetëm për lehtësimin e dhimbjeve, por edhe për shëndetin në përgjithësi.

2. Ndryshoni regjimin ushqimor

Këshillohet që të konsumohen sa më shumë ushqime me përmbajtje të lartë të antioksidantëve pasi ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve, si: boronicat, qershitë, kungulli, domatet, produktet e peshkut që përmbajnë Omega 3, bishtajoret që janë një burim i mirë i proteinave me bazë bimore.

Gjatë periodave mund të keni shpesh dëshirë për të ngrënë ushqime të kripura, të ëmbla, ose të yndyrshme. Natyrisht që e mira është t’i shmangni. Gjithashtu duhet të bëni kujdes me sheqernat, kafeinën, duhanin, alkoolin, ushqimet e skuqura, ushqimet e shpejta.

3. Sa më pak kafeinë aq më pak dhimbje do keni

Kafeina vjen në shumë forma duke përfshirë kafen, çajin, çokollatat dhe pijet energjike. Prandaj mundohuni të zvogëloni dozat e saj gjatë kësaj periudhe. Mundohuni t’i zëvendësoni ato me sa më shumë fruta dhe perime të freskëta.

4. Borsat me ujë të ngrohtë

Në lehtësimin e dhimbjeve ndihmojnë shumë edhe përdorimi i borsave më ujë të ngrohtë, jastëk me rrymë, gratë midis moshës 18 dhe 30 vjeç, vuri në dukje se terapia me borsa të ngrohta ishte gati e barasvlershme me përdorimin e ibuprofenit në qetësimin e dhimbjeve. Prandaj nëse është e mundur të eliminojmë përdorimin e medikamenteve, natyrisht që është më mirë.