75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 04 Prill 2021 / Blerim

Ja çfarë ka biseduar Behxhet Pacolli me Vjosa Osmanin

Sa i përket bisedës që ka pasur dje me pretedenten për Presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, Bexhet Pacolli ka thënë kjo që po raportohet është e tepërt.

“Unë bisedojë me të gjithë njerëzit e botës, unë bisedojë edhe me njerëzit që dikush mendon se nuk duhet të bisedohet. Unë jam një libër i hapur, nuk mbaj hidhërime as urrejtje. Ka qenë e drejtë t’ia shtrijmë dorën zonjës Osmani dhe nuk ka pasur asgjë të keqe”, theksoi Pacolli

Kryetari i AKR-së ka thënë se me Osmanin asgjë s’ka diskutuar, vetëm  ka pirë kafe në mënyrë transparente.

“Ajo është kandidate të gjithë neve dhe se ai është duke votuar dhe vota është e fshehte dhe nuk do ta bëjë publike sepse nuk do të kishte sens”, theksoi Pacolli.