Ja çfarë kërkoi dhe si u bind Maluma të vinte në Shqipëri

Këngëtari i famshëm Maluma do të vijë në Shqipëri në datën 14 mars për të perfomuar në koncert në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Ai pritej të vinte dy vite më parë, por pandemia e shtyu turneun e tij ndaj këtë vit do të performojë për publikun shqiptar por jo vetëm.
Ndërkohë, Uarda Koci tregoi si u bind Maluma të vinte në Shqipëri më 14 mars. Ajo tha se kur kishin komunikuar me stafin e këngëtarit, ata nuk e njihnin Tiranën dhe orientimin e bënë me shtetet fqinje.
Kompania organizatore ka arritur të bindë artistin duke iu referuar projekteve të suksesshme që kanë patur.
“Shqipëria është futur për herë të parë në një tur të një artisti me famë botërore”, shtoi Uarda, duke e konsideruar këtë si një eksperiencë shumë të bukur.
Ndër të tjera, tha se në koncert do të ketë edhe publik nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova e Serbia ndërsa shifra që kërkoi Maluma për të performuar në Shqipëri është e lartë dhe zgjodhi të mos e tregonte.