Ja çfarë kishte ndodhur nëse aktivizohej eksplozivi mbrëmë në periferi të Prishtinës
Drejtoria Kundër Terrorizmit, e cila vepron në kuadër të Policisë së Kosovës, mbrëmë ka gjetur mbi 28 kg eksploziv të llojit TNT dhe ANFA.
Eksplozivi u gjet në Mazgit të Obiliqit, të rruga që të shpije në Gazimestan e që ishte i mbështjell dhe i vendosur në një kantë-bidon, raporton Indeksonline.
Pas ekzaminimit është bërë deaktivizimi nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, si dhe, është konstatuar se sasia e eksplozivit ka qenë 28 kg e 11,5 gram.

Policia me të pranuar informacionin kishte siguruar vendin e ngjarjes dhe për një kohë kishte bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Eksplozivi ka mundur të sjell dëme të mëdha nëse ishte aktivizuar. Sa për ilustrim ne ua sjellim një video ku ishin eksploduar 30 kg eksploziv dhe dëmin që e ka shkaktuar ai./Indeksonline/