75 Mall Live Search
12:37 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / AR

Ja çfarë kishte postuar Noizy para se të arrestohej

Indeksonline pak më herët raportoi për arrestimin e reperit Noizy në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Policisë, ndalimi i reperit ka ardhur pasi ai ka pasur një urdhëresë aktive nga gjykata.

Pak orë para se të ndodhte arrestimi, ai kishte publikuar në Instastory një imazh duke treguar që është duke u kthyer nga Zvicra ku kishte qëndruar për disa ditë.

Postimi i fundit i dedikohej këtij fluturimi, ku në foto shihet avioni me të cilin reperi udhëtoi para se të arrestohej./Indeksonline/