Ja çfarë mund të përfitojnë foshnjat nëse nënat gjidhënëse marrin vaksinën anti-Covid

Sipas studiuesve një vaksinë Covid-19 mund të prodhojë antitrupa në qumështin e nënës për disa javë.
Ata thonë që këta antitrupa ndihmojnë në forcimin e imunitetit të foshnjave kundër sëmundjes, transmeton Indeksonline.
Studimi i ri botuar në Journal of the American Medical Association (JAMA) zbuloi se vaksinimin kundër koronavirusit ka një sekret të fortë të antitrupave deri në 6 javë pas vaksinimit.
Çfarë të dini nëse jeni shtatzënë apo jeni duke ushqyer me gji?
Sipas Qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, këto vaksina nuk duhet të konsiderohen si rrezik për foshnjat.
Në këtë studim është përfshir vetëm vaksina Pfizer.
Për sa kohë mund të zgjasin antitrupat kundër COVID-19 tek foshnjat, është një pyetje e hapur.
“Ne ende po flasim për sa zgjasin antitrupat tek të gjithë”, thanë ata./Indeksonline/