07:43 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ja çfarë ndyshon ecja në trupin tuaj

Ecja është një nga gjërat e para që mësojmë në jetë, prandaj duhet ta bëjmë shpesh, natyrisht, nëse nuk kemi ndonjë dëmtim fizik.Një studim francez tregon se ne duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje ecjës dhe vendir ku jetojmë.

Përfitimet janë të mëdha nëse ecim rregullisht , në veçanti për njerëzit që janë mbi moshën 65 vjeç. Për vetëm 15 minuta ecje në baza ditore ju shkurtoni rrezikun e vdekshmërisë me 22%. Mosha asnjëherë nuk duhet të jetë justifikim për të mos ushtruar rregullisht. Kjo kohë mund të përfshijë 150 minuta ushtrime të lehta me ecje apo 75 minuta stërvitje të kombinuar.

Shumë njerëz nuk e  konsiderojnë ecjën si mundësi, ndër më të përshtatshmet për të ndryshuar shumë gjëra në jetë, nisur nga shëndeti deri të një trup i bukur.

Një studim i vitit 2016 tregoi se është mirë që fëmijët e trashë të ecin 5 ditë në javë, për 45 minuta. Kjo do të përmirësoj funksionimin më të mirë të  mushkërive të tyre në vetëm 6 javë.

Nëse në të vërtetë kombinoni ecjen e shpejtë dhe të ngadaltë, mund të themi se është më efektive sesa ushtrimet që bëni në një vend, pa shumë lëvizje.

Por edhe kur ecni jashtë, kjo mund të reflektojë edhe në shëndetin tonë mendor në një mënyrë pozitive. Ne jemi të rrethuar nga ngjyra të gjalla, natyra, njerëzit, gjithçka rreth nesh, ne mund ta admirojmë atë.