75 Mall Live Search
16:43 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ja çfarë bënte Neymar për Barcelonën në 2015 kur Messi ishte i lënduar

Barcelona shpesh janë kritikuar se janë ekip i bazuar në një lojtar, dhe ata nuk bën asgjë për ta fshirë këtë reputacion gjatë ndeshjes së të premtes ndaj Athletic Bilbaos.

Me Messin të lënduar, Valverde startoi me Griezmann, Suarez dhe Dembele në vijën e parë të sulmit.

Griezmann u pa që nuk mund të kuptohej me shokët e skuadrës, Suarez u largua pasi u lëndua herët dhe Dembele prodhoi edhe një tjetër ndeshje jo efektive.

Barcelona u mposht 1:0 dhe performanca e përgjithshme e tyre tregoi se sa i rëndësishëm është Messi.

Messi i cili i mbushi 32 vjeç në qershor, nuk po përtërihet dhe shqetësimet e lëndimeve tani janë më të larta se kurrë.

Barcelona ka nevojë për një plan ndihmës kur Messi nuk do të jetë i disponueshëm, që tregon se ata duhet ta rikthejnë Neymarin në Camp Nou.

Për ta transferuar Neymarin do të jetë jashtëzakonisht e shtrenjtë, por do t’ia vlente gjykuar në videon më poshtë, shkruan Indeksonline.

Në shtator të vitit 2015, Barcelona mori lajmin më të keq se Messi mund të mungojë për rreth dy muaj për shkak të një lëndimi në gju.

Por, nuk kishte problem pasi që Neymar nuk la aspak boshllëk për mungesën e argjentinasit./Indeksonline/