Ja çfarë po ndodh me trajnerin e Shaktarit në Ukrainë

Trajneri i Shakhtar Donetskut, Roberto De Zerbi dhe stafi i tij italian thuhet se janë larguar nga Kievi me tren, por janë ende në Ukrainë.
Ish-trajnerit të Sassuolo-s dhe Benevento-s iu dhanë dy mundësi për t’u larguar kur Rusia sulmoi për herë të parë, por këmbënguli të qëndronte derisa të sigurohej që lojtarët e tij të huaj ishin të siguruar
Këtë e ka konfirmuar për “New York Times” lojtari i Shakhtarit, Junior Moraes.
Shefi i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina tha mbrëmë se ai ishte në kontakt të vazhdueshëm me De Zerbin dhe po punonte për të gjetur një rrugëdalje nga Ukraina.
Sipas “Sky Sport Italia”, De Zerbi dhe anëtarët e stafit të tij italian tani janë larguar nga Kievi, janë në një tren dhe shpresojmë që të arrijnë në kufi deri në mëngjesin e së hënës.
De Zerbi kishte marrë detyrën si trajner i Shakhtar Donetskut në Ukrainë pas punës së mirë te Sassuolo, duke iu dhënë mundësia për të luajtur në Ligën e Kampionëve këtë sezon kundër Interit dhe Real Madridit.
Sezoni futbollistik në Ukrainë u pezullua vetëm javën e kaluar kur u bë e qartë se Rusia do të pushtonte vendin.