75 Mall Live Search
19:48 / E Martë, 12 Janar 2021 / Blerim

Ja çfarë rreziku parandaloi policia dhe zjarrfikësit në shtëpinë që u dogj në Lipjan

Policia e Kosovës ka dalë me detaje të tjera rreth rastit të shtëpisë që raportoi IndeksOnline, se një shtëpi është duke u djegur në fshatin Babush të Muhaxherëve në Lipjan.

Burime të IndeksOnline ka thënë më herët se kur kanë shkruar në këtë shtëpi zjarrfikësit, aty ka pasur disa bombola gazi dhe një rezervuar i naftës për nxehje, por falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikëseve, është arritur që të lokalizohet zjarri dhe që të mos shpërthejnë bombolat e gazit dhe rezervari i naftës.

Ndërkohë që Policia e Kosova në një komunikim të ri, ka thënë se reagimi policor në përgjigje të këtij njoftimi ka qenë shumë i shpejt.

“Njësitet policore që i janë përgjigjur rastit kanë kryer detyrat e tyre në përputhje me situata të tilla, duke i dhënë rëndësi sigurisë së përgjithshme për jetën e qytetarëve”, theksoi Policia.

Policia po ashtu ka njoftuar se sipas shikimit të vendit të ngjarjes dhe informatave të pranuara nga pronari i objektit: Xh.S., deri tek zjarri ka ardhur kur pronari i cili duke kryer punë në atë objekt me aparate të ndryshme, ka vërejtur se ka filluar të dal tym.

“Në objekt kishte një sasi prej 1500 litra naftë për ngrohje, boca gazi (plini) 20 litërshe, boca me CO2 dhe mjete tjera të punës. Si pasojë e zjarrit objekti ndihmës është djegur në tërësi. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, kurse zjarri është arritur të shuhet tërësisht”, takson Policia e Kosovës.

Po ashtu ata kanë bërë të ditur se në vend-ngjarje ka dal edhe njësia e hetimeve rajonale e PK-së dhe prokurori kujdestar. Në konsultim dhe  koordinim me këtë të fundit nuk iniciohet rast.