Ja çfarë stuhie e madhe shiu ishte sot në Shtime

Reshje të mëdha shiu bashkë me erëra kanë përfshirë Kosovën pasditën e sotme.
Të reshurat e mëdha të shiut ka pasur edhe në qytetin e Shtimes.
Qyteti është përfshirë nga një stuhi, gjë që ka ndikuar edhe në rënien e dukshmërisë.
Në një video që ka siguruar IndeksOnline shihet moti i ligë që ka mbretëruar atje.
Ndryshe, të reshurat e mëdha të shiut javën e kaluar kanë dëmtuar kultura bujqësore të shumta në Shtime.
Ndërkohë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se edhe gjatës ditës së nesërme do të ketë shi e bubullima./IndeksOnline/