Ja çfarë tha referi që e përjashtoi Messin nga loja
Një ndër momentet më të këqija gjatë karrierës ndërkombëtare të Lionel Messit ishte të shtunën në mbrëmje, pasi ai u përjashtua nga loja me karton të kuq pas një incidenti me Gary Medel.
Nëse ai do të pensionohet nga Kombëtarja, bota do ta mbajë në mend incidentin që ai e pati me Gary Medel e që pasoi me ndëshkimin me karton të kuq për të dy lojtarët e që për Messin ishte edhe kartoni i dytë në karrierë, përcjell indeksonline.
Medel duket të jetë agresori kryesor, megjithatë arbitri e konsideronte Messin po ashtu si fajtor dhe i dërgoi të dy për një “dush të hershëm”.
Në të vërtetë, nuk ishte menjëherë e qartë se ajo çfarë ka bërë referi ishte apo jo e gabuar.
Përsëritjet e kamerave tregojn një goditje nga prapa, por ndoshta ishin vetëm për karton të verdh e jo të kuq.
Fituesi pesë herë i Topit të Artë e përdori Instagramin për të shprehur zemërimin e tij, mbi atë se çfarë kishte ndodhur.
Ky reagim ishte ndoshta i pashmangshëm, por ajo që është më intriguese është pikëpamja e vetë arbitrit. Raporti i tij pritej me padurim pas ndeshjes.
Sipas gazetës spanjolle, Mario Diaz de Vivar pretendoi se nuk kishte “asnjë zgjedhje”, por ta përjashtonte Messin për “një goditje të fortë në shpatull”.
Ai pohon se e pa numrin 10 "përballë kundërshtarit në një incident që ndodhi kur topi nuk ishte më në lojë".
Sa për mesfushorin, arbitri e akuzoi atë për "rrahje brutale në gjoks dhe krahun e kundërshtarit". Kështu u shpreh arbitri në raportin e tij pas ndeshjes./Indeksonline/.