Ja çfarë vetura i ka dhuruar EULEX-i Ministrisë së Punëve të Brendshme
Ekrem Mustafa ka njoftuar që kanë pranuar një donacion nga EULEX-i, i cili është destinuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme, më konkretisht për Agjencinë për Regjistrim Civil, shkruan Indeksonline.
Donacioni përfshinë: 3 automjete Nissan Pathfinder, 1 automjet Nissan Patrol, 1 furgon Fiat dhe pajisje për zyre.
Sipas Mustafës qëllimi është integrimi i institucioneve dhe njerzëve të pjesës veriore të Kosovës, andaj ky donacion do të përdoret për ato komuna./Indeksonline/.
