75 Mall Live Search
14:03 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

Ja cilat ministri do t’i udhëheq Nisma në Qeverinë e Re

Sot është arritur marrëveshja LDK-Nisma Socialdemokrate.

Kreu i Nisma-së, Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se këtij subjekti politik i takojnë 2 ministri dhe një zëvendëskryministër.

Ndonëse Limaj në konferencë nuk bëri të ditur se cilat ministri do të udhëheq partia e tij, IndeksOnline mëson se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do t’i takojnë në këtë Qeverisje.

Po ashtu edhe një zëvendëskryeministër.

Por ende nuk dihet se cilët tjera nga Nisma do të jenë ministra./IndeksOnline/