13:10 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Ja cilin kandidat përkrah Mane për Topin e Artë

Sadio Mane i është bashkuar numrit në rritje të zërave që kërkojnë që Karim Benzema të fitojë Topin e Artë.

Së fundmi, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, deklaroi se Benzema do të fitonte Topin e Artë në Asamblenë e Përgjithshme të klubit.

Duke folur për Diario AS pas fitores së Bayern Munich ndaj Viktoria Plzen, Mane shpjegoi se mendonte se duhet fitues i Topit tw Artw,  duhet tw jetw Benzema.

“Sinqerisht, mendoj se Benzema e meriton, të fitojë Topin e Artë këtë vit. Dhe unë jam shumë i lumtur për të. Sezoni i tij me Madridin ishte spektakolar, duke përfunduar duke fituar Ligën e Kampionëve” deklaroi ai.

Më pas iu tha se ai kishte fituar edhe Kupën e Kombeve Afrikane këtë vit, ndoshta duke përmirësuar shanset e tij.

“Fitimi i Kupës së Kombeve të Afrikës ishte një çlirim absolut për mua dhe për të gjithë vendin. Është diçka për të cilën jam jashtëzakonisht krenar, por insistoj, mendoj se Benzema e meriton më shumë, e them sinqerisht”.

Mane dhe Benzema u përplasën në finalen e Ligës së Kampionëve dhe ishte vetëm një paraqitje e shkëlqyer e Thibaut Courtois që e mbajti senegalezin të mos shënonte dhe potencialisht të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes./IndeksOnline/