75 Mall Live Search
09:14 / E Mërkurë, 21 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

Ja cilin lojtar ka Allegri ‘ëndërr’ që ta transferoj tek Juventusi

Juventusi po synon mbrojtësin e Manchester United, Diogo Dalot.

Portugezi është gati të hyjë në bisedime për kontratë të re me United.

Megjithatë, La Gazzetta dello Sport thotë se trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka theksuar Dalotin si nënshkrimin e tij të ‘ëndrrës’.

Mbrojtësi ka qenë në formë të jashtëzakonshme për United deri më tani këtë sezon, duke u bërë një figurë kyçe në planet e menaxherit Erik ten Hag.

Reds janë të prirur ta lidhin atë me një kontratë të re. /IndeksOnline/