75 Mall Live Search
19:18 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Ja çka do të thotë nëse gjatë bisedës, e përdorni shumë përemrin “Unë”

Kur dikush nuk mund të mos flas për vetën e vet, ju do të mendoni se ata janë pak të fiksuar.

Ka disa njerëz që përdorin shpesh “Unë, unë, unë” dhe këto janë fjalët e vetme që mund të dëgjoni nga dikush.

Hulumtimet e reja zbulojnë se ata persona që përdorin shumë “unë” mund të jenë njerëz të mërzitshëm dhe egoist.

Në fakt, ata mund të jenë më të ndjeshëm ndaj një vargu të problemeve psikologjike, si depresioni dhe ankthi, transmeton Indeksonline.

Pas gjetjeve paraprake në vitin 2015 se përdorimi i përsëritur i “Unë”, mund të tregojë narcizëm, një studim i ri i kryer në Unviersitetin e Arizonës ka zbuluar se një retorikë e tillë në të vërtetë mund të tregojë shqetësim emocional.

Në kuptimin e asaj se cila bisedë është e tepruar me “Unë”, studiuesit shpjeguar se personi mesatar përdor 16 mijë fjalë në bazë ditore, me rreth 1 mijë e 400 prej tyre që janë përemra të njëanshëm të një personi si “unë” ose “mua”.

Sidoqoftë, folësi i pakufizuar do të përdorë këto fjalë deri në 2000 mijë herë./Indeksonline/