Ja çka do të thotë të fitosh trofe, rreth 300 mijë tifozë të Newcastle u mblodhën për të festuar triumfin në EFL Cup

Newcastle United më në fund ka arritur të thejë ecurinë 70 vjeçare pa trofe.
“Laraskat”, arritën të fitojnë EFL Cup ku mposhtën në finale Liverpoolin me rezultat 2-0 në “Wembley”.

Rreth 300 mijë tifozë dolën në rrugët e qytetit për të festuar këtë moment historik për klubin e tyre.
Me fitimin e këtij trofeu, Newcastle ka siguruar kualifikimin në Evropë, më saktësisht në Conference League, mirëpo mund të ndryshojë çdo gjë në rast të pozitës së tyre në Premier League./IndeksOnline/