75 Mall Live Search
13:44 / E Diele, 07 Prill 2019 / indeksADMonline

Ja çka ndodh kur nuk flini sa duhet

Të mos flesh mjaftueshëm nuk është aspak e mirë për shëndetin. Prandaj mjekët preferojnë që së paku të flini shtatë orë.

Por çka i ndodh trupit kur nuk flini sa duhet? Më poshtë mund ta shikoni se çka mund të ndodh kur nuk flini mjaftueshëm rregullisht.

Sëmundje kardiovaskulare– Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje mes sëmundjeve kardiovaskulare dhe gjumit të paktë. Tek një person që fle pak, rreziku për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare është 2.6 herë më i lartë dhe nga infarkti 1.5 herë.

Alzheimer– Gjumi i paktë ndikon dukshëm në zhvillimin e Alzheimer, ndaj për të rriturit rekomandohet që domosdoshmërisht të flihet mbi gjashtë orë gjumë

Obeziteti dhe diabeti-Studimet kanë zbuluar se ata persona që flenë më pak se pesë orë gjumë natën, janë të prirur për tu shëndoshur, por edhe të preken nga diabeti. Kjo për shkak se niveli i lartë i acideve yndyrore, shkakton rezistencë ndaj insulinës, e cila në fund çon në diabet.

Mendime për vetëvrasje- Në vitin 2014, një studim zbuloi një lidhje të rrezikshme mes gjumit të paktë dhe mendimeve vetëvrasëse, shkruan noa.al.

Kanceri- American Academy of Sleep Medicine ka publikuar një deklaratë e cila e lidh mungesën e gjumit, me shtimin e ndjeshëm të rrezikut me disa lloje kanceri. Mes tyre bëhet fjalë për kancerin e gjirit, kancerin e prostatës dhe të zorrës së trashë. Po ashtu rezultoi se ata persona që flinin mesatarisht shtatë orë gjumë natën, i kishin më të ulëta mundësitë e vdekshmërisë së parakohshme.