Ja çka presin simpatizantët e LDK-së në Prishtinë
Pas shpalljes së rezultateve për balotazhin në Prishtinë, simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë shprehur të kënaqur me ecurinë e procesit zgjedhor dhe optimistë për të ardhmen e kryeqytetit.
Ata theksuan pritjet e tyre për zhvillime pozitive dhe ndryshime që do ta çojnë Prishtinën përpara.
Përparim Rama nga LDK-ja ka fituar me 51.54 për qind ose 46.935 vota, Hajrulla Çeku nga Vetëvendosje ka marrë 48.46 për qind ose 44.126 vota, raporton KosovaPress.
I kënaqur me rezultatet e para të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale 2025 është shprehur edhe qytetari Mehdi Visoka.
E për Arsim Gërgurin, fitorja e Përparim Ramës në Prishtinë, është e arritur siç thotë ai, “përkundër sfidave e bllokadave nga pushteti qendror”.
Ndryshime në kryeqytet pret edhe një qytetar. Ai është shprehur i kënaqur me rezultatin për balotazh, duke theksuar se pret zhvillime të mëdha në Prishtinë.

