15:35 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / k.v

Ja çka thotë nëna e Atdheut pasi Gjykata e dënoi me gjashtë vjet burg

Atdhe Arifi sot u dënua me gjashtë vjet burg për terrorizëm nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sulmin me zollë ndaj objektit të Kuvendit.

Gjykatësi dha urdhër se i njëjti menjëherë të dërgohet në qendrën e paraburgimit deri në aktvendimi të bëhet i plotfuqishëm.

I menjëhershëm ndaj këtij vendimi ka qenë nëna e Atdheut e cila nga afër e përcjelli seancën përfundimtare.

“Unë garantoj për djalin tem. Këtu është shkelë drejtësia deri në tokë. Nuk kemi me u ndalë këtu. Këta e kanë bë këtë për shkak të Astritit, me arsyetu vrasjen e tij. Unë kam me shku në vend të Atdheut në demonstrata. Nuk ia la Atdheut vendin thatë në demonstratë. E kam shkollu nën kushtet më të vështira, për me gjetë një punë e sot dënohet nga shqipfolësit pa asnjë fakt. Nuk do të durojmë kështu. Do të kërkojmë drejtësi. Egzoni nuk është i vetëm, Frashëri nuk është i vetëm, Atdheu nuk është i vetëm, Adea nuk është e vetme”, ka thënë nëna e Atdhe Arifit.