75 Mall Live Search
13:36 / E Premte, 20 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ja deri kur do t’i mungojë Alissoni Liverpoolit

Trajneri i Liverpoolit foli për lëndimin e Alissonit dhe tregoi se a është në gjendje të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Chelseas.

Portieri brazilian është duke ndërmarrë hapa të sigurt drejt rikuperimit, ndërsa Jurgen Kloppi, tha se nuk do të ngutet në riaftësimin e tij, transmeton Indeksonline.

Është vlerësuar se pas pushimit ndërkombëtar të tetorit, Alissoni do të jetë i gatshëm, por ai ka shtuar vëllimin e punës dhe ka gjasa të rikthehet më shpejt./Indeksonline/