08:17 / E Premte, 24 Maj 2019 / indeksADMonline

Ja disa ushtrime të thjeshta për tonifikimin e krahëve dhe gjoksit

Nuk keni nevojë për asnjë pajisje, prandaj filloni punën.

 Ushtrimi “Kap yjet”

Ky ushtrim behet sa për të nxehur muskujt por ju ndihmon dhe në rregullimin e posturës suaj të trupit në mënyrë që ta mbani drejt. Ngrijini duart lart dhe lëvizini sikur po përpiqeni të kapni diçka.

 Ushtrimi “Elefant”

Mbani këmbët e hapura në gjerësinë e shpatullave dhe përkuluni siç tregohet në foto. Shpina juaj duhet të jetë paralel me dyshemenë. Më pas lëvizni krahët nga e majta në të djathtë dhe anasjelltas.

 Ushtrimi “Kobra”

 Shtrihuni në tapetin e ushtrimeve me duart mbrapa kokës njësoj si në foto. Tendosni muskujt dhe ngrihuni nga toka vetëm në pjesën e përparme të kraharorit pa i shkëputur krahët.

 Ushtrimi “Libër”

Mbani në duar dy libra më të njëjtën peshë dhe ushtrohuni duke hapur dhe mbyllur krahët.

Ushtrimi “Gërshërë”

Qëndroni drejt duke relaksuar shpatullat. Më pas drejtoni krahët para duke imituar lëvizjet e gërshërës. Ky ushtrim ju ndihmon të tonifikoni muskujt e kraharorit dhe të drejtoni posturën e trupit.

 Ushtrimi “Albatroz”

Ky ushtrim behët për forcimin e muskujve të mëdhenj dhe të vegjël të kraharorit. Mbani trupin drejt duke mos i hapur shumë. Shtrijini krahët paralel me dyshemenë duke i mbajtur të hapura lart. Lëvizni duart tuaja prapa sa më shumë që të jetë e mundur dhe pastaj kthehuni në pozicionin fillestar.

 Ushtrimi “jastëk”

 Ashtu si ai më sipër ky ushtrim ndihmon në forcimin e muskujve të mëdhenj dhe të vegjël të kraharorit. Qëndroni drejt duke mbajtur këmbët të ngjitur më njëra tjetrën. Merrni një jastëk dhe shtyni krahët drejt njëri tjetrit duke shtypur jastëkun dhe më pas relaksohuni.

 Të gjitha ushtrimet që shpjeguam më sipër duhet ti organizoni në sete më nga 12 përsëritje.