Ja ekspozonte një personi tjetër një armë, reagon policia e arreston të dyshuarin në Mitrovicë

Sekuestrimi i armës është realizuar sot rreth orës 14:25 në rrugën “Rozafa” në Mitrovicën e jugut, në kohën kurë zyrtarët policorë për një çast kanë vërejtur se personi i dyshuar po ekspozonte armën në drejtim të një personi tjetër.
“Zyrtarët policor mbi parimin e vlerësimit për ndërhyrje të shpejtë e profesionale, me qëllim të parandalimit dhe mos përshkallëzimit të situatës, kanë arritur që ta vënë nën kontroll dhe të arrestojnë personin e dyshuar nga i cili është sekuestruar një armë e llojit “Pistoletë” me dy fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.
Policia ka theksuar se lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari A. H., 24 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është ë liruar në procedurë të rregullt, dhe ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve”.