08:36 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017

Ja gabimet që zbehin dëshirat seksuale

Seksologët mendojnë se ka disa arsye që zbehin dëshirat seksuale. Ja cilat janë gjashtë gabimet kryesore:

1. Anashkalimi i përkëdheljeve dhe i puthjeve. Me kalimin e kohës puthjet dhe ledhatimet lihen pas dore. Sipas psikologëve dhe seksologëve, kjo është e gabuar, pasi ato janë një pjesë e rëndësishme dhe thelbësore e aktit seksual.

2. Nuk i kushtohet vëmendje kënaqësisë së partnerit. Nëse akti shndërrohet në një sërë gjestesh mekanike, në këtë rast duhet të filloni të shqetësoheni.

3. Të folurit shumë për seksin. Këshillohet që të mos tejkalohet. Sigurisht që është mirë të diskutohet në lidhje me këtë temë, por ka disa gjëra që nuk mund të shpjegohen me fjalë dhe përgjithësisht ato bëhen më të qarta me veprime.

4. Shpërqendrimi. Është e dëmshme, nëse mendoni për gjëra të tjera që s’kanë lidhje me marrëdhënien seksuale. Kontakti sy më sy është gjithashtu një këshillë shumë e rëndësishme.

5. Të bërtiturat. Është fjala për monologë të cilët e bëjnë aktin të bezdisshëm.

6. Krahasimi me ish-partnerin. Kjo nuk i bën mirë marrëdhënies. Partnerët e mëparshëm i përkasin së kaluarës, është e rëndësishme të përqendroheni tek e tashmja.