75 Mall Live Search
09:20 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ja goli më qesharak i sezonit

Sevilla u mposht në udhëtim nga Eibar duke pasur fillimisht epërsi të dyfishtë nga pjesa e parë.

Mirëpo, pjesa e dytë e ndeshjes ishte fatale për mysafirët. Eibari arriti ta shkrinte epërsinë e 2 golave të andaluzianëve dhe të kalonte në epërsi, duke e fituar ndeshjen në fund 3:2.

Por, ajo çfarë bie në sy nga kjo ndeshje, është goli i Pedro Leonit, i cili edhe barazoi rezultatin, shkruan Indeksonline.

Fillimisht topi ishte në pronësi të një lojtari të Sevillës, ndërsa portieri doli në tentativë për ta larguar topin, ndërsa godet bashkëlojtarin e tij. Pas kësaj, përfiton Pedro Leon i cili e dërgon pa ndonjë vështirësi topin në portën e boshatisur./Indeksonline/